E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë: Shtyhetafati i procesit tëregjistrimit të popullsisë

PRISHTINE- Në Kosovë autoritetet thanë se procesi i regjistrimit të popullsisë, është shtyrë deri të martën, meqë ai nuk është përmbyllur në një pjesë të vendit, ndërsa nuk ka filluar fare në veriun e banuar me shumicë serbe. Autoritetet thanë se nuk dihet kur do të filloje regjistrimi në veri, i cili do të bëhet nga mekanizma ndërkombëtarë, një vendim ky që është kritikuar nga një pjesë e opozitës në Kosovë.

I planifikuar të përfundojë dje, regjistrimi i popullsisë në Kosovë, që filloi më një prill, shtyhet deri më 20 të këtij muaji, ndërsa është ende e paqartë se kur mund të ndodhë ky proces në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Autoritetet thanë se shtyrja e afatit është bërë në funksion të gjithë përfshirjes në këtë proces. Kryetari komisionit qendror për regjistrimin e popullsisë Rifat Blaku tha se kjo është bërë për interesa të vendit.

“Për hir të interesit të të gjithë qytetarëve, për hir të interesit afatgjatë të vendit, kemi ardhur në një përfundim që në disa komuna, do të duhet t’i jepet shans, edhe për disa ditë, por gjithnjë konform praktikave ndërkombëtare që kur ka nevojë të shtyhet edhe për ndonjë ditë”, ka thene zoti Blaku per zerin e amerikes.

Që procesi të jetë më gjithëpërfshirës, regjistrimi thuhet se është shtyrë deri të martën në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Kllokotit, Ferizajt, në Partesh dhe në Deçan. Për një shtyrje të pacaktuar kohore është vendosur për veriun e Kosovës, ku gjatë 15 ditëve të kaluara nuk ka nisur fare procesi i regjistrimit.

Në veriun e vendit procesi është bojkotuar nga pjesëtarët e komunitetit serb të cilët kanë ngulur këmbë se do të pranonin vetëm një regjistrim që do të bëhej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe atë në tërë Kosovën. Përfaqësuesit e serbëve në atë zonë, thonë se Prishtina po synon, siç thuhet, tëhuajsimin e 250 mijë serbëve që ndodhen në Serbi.

Procesi i regjistrimit është kritikuar ndërkaq nga një pjesë e politikës në Kosovë. Ish ministrja e administratës publike, Melihate Tërmkolli, tha se shtyrja e procesit është pasqyrë e mospërgatitjeve të duhura dhe se shtyrja do të duhej të bëhej nga Parlamenti i Kosovës, i cili edhe ka caktuar kohën e regjistrimit.

Regjistrimi i popullsisë dhe pronave në Kosovë, po ndodhë për herë të parë pas 30 vjetësh.
(s.g/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›