Alarmi nga leshmanjoza

Në këto ditë të nxehta gushti, problem ndër sëmundjet infektive është leshmanjoza, ajo që transmetohen nga qeni tek njeriu. Por ky shqetësim është edhe më i madh kur në rrugët e Tiranës, është shtuar ndjeshëm numri i kafshëve endacake, të cilat janë bartëse të infeksioneve nga më të ndryshmet, e në veçanti të leshmanjozës. Alarmi i shtimit të rasteve nga kjo sëmundje vjen nga mjekët veterinerë .
Ilir Kusi, mjek veteriner thotë se kjo sëmundje vazhdon të jetë e përditshme, ndërsa një mushkonjë parazitare nga një qen i infektuar transmeton virusin, tek një njeri i shëndoshë.Në kushtet e shtimit të rasteve nga leshmanjoza ,mjekët veterinerë japin dhe këshillat përkatëse se si duhet të mbrohen qytetarët e në vecanti ato që mbajnë kafshë në shtëpi .
Vendosja e një kollareje ët vecantë në qafë nga prilli në shtator apo dhe mjekime të tjera alternative evitojnë problemin, thotë Ilir Kusi.
Në shumë vende të botës thonë mjekët , kur kafsha diagnostikohet me leshmanjozë aplikohet eutanazia , apo ngordhja e kafshës pasi kjo sëmundje është e pashërueshmë , ndërkohë që në vendin tonë kafsha trajtohet duke u bërë shkas herë pas here edhe për kontaminim e njerëzve .
Edlira Sulejmani