E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e kombetares per miqesoren me Malin e Zi

Kush priste të shikonte me fanellën kuqezi Odise Roshin, Franc Veliun, Armando Vajushin apo Hair Zeqirin, për miqësoren me Malin e Zi, duhet të bëjë durim.

Asnjë emër i ri në listën e publikuar nga trajneri, Josip Kuzhe, për miqësoren e programuar më 10 gusht, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kroati që vetë kishte deklaruar se do ti jepte shansin lojtarëve të talentuar, duket se është më i interesuar të marrë qoftë edhe një pikë më shumë në eleminatoret për Euro-2012, ku kualifikimi është venitur tashmë.

Veteranët e kombëtares shqiptare: Altin Lala, Arjan Beqaj, Klodian Duro, apo Erion Bogdani, nuk kanë ç'të tregojnë të re për kroatin, që duket qartë se kërkon vetëm ti japë lojë grupi – skuadrës së tij, që natyrisht në fushatën e ardhshme eleminatore nuk do ti ketë këto emra.

Me Beqajn dhe Ujkanin në portë, Kuzhe i ka besuar mbrojtjen Lilës, Currit, Dallkut, Vangjelit, dhe Telit, ndërsa asnjë ndryshim edhe në mesfushë ku të përhershëmve mund ti konsiderohet i shtuar vetëm Vila.

Të njëjtët emra edhe në repartin ofensiv, për një miqësore ku precedentët favorizojnë Shqipërinë, fituese në dy miqësoret e luajtura mes dy përfaqësueseve.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›