Kosovë/ Surroi: Paralelet Spanjë-Kosovë janë artificiale
Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, ka theksuar se çfarëdo paralele në mes të problemeve të brendshme në Spanjë dhe procesit të pavarësimit të Kosovës, është paralele artificiale.
Ai këto komente i ka bërë në Javën e Kulturave Mijëvjeçare, në kryeqendrën e rajonit bask të Spanjës, Vitoria, ku është ftuar te ligjërojë për procesin e pavarësimit të Kosovës. Pas një analize të ngjarjeve që kanë sjellë tek pavarësimi i Kosovës, në ligjëratën e tij, Surroi është përqendruar te roli i Spanjës, sidomos pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës. "Te gjithë ne kemi qenë të habitur me qëndrimin e Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës, sepse sinjalet që i ka dhënë Spanja gjatë procesit negociator, por edhe më herët gjatë mandatit të OKB-së në Kosovë, dhe përmes pjesëmarrjes së forcave të saj në KFOR, ishin sinjale pro një politike unike evropiane për Kosovën", ka thënë Surroi. Ai ka nënvizuar se nuk mund të ngrihet një paralele në mes procesit të pavarësimit të Kosovës dhe cilitdo problem të brendshëm në Spanjë.
"Qëndrimi negativ i Spanjës i interpretuar nga këndi i problemeve te brendshme është një paralele artificiale, sepse Kosova ka lindur si shtet i pavarur brenda procesit dezintegrues të Jugosllavisë. Ky ka qenë një tranzicion negativ i Jugosllavisë socialiste drejt çintegrimit, në kuadër të të cilit është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Kosova e pavarur ka lindur pas një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare dhe pas një mandati ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara të destinuar për ndërtimin e institucioneve vetëqeverisëse dhe për të krijuar një perspektivë të zgjidhjes së statusit", ka argumentuar Surroi.