Nis muaji i Ramazanit në SHBA, Obama uron myslimanët
Për të parën herë në dekada, muajii shenjtë i Ramazanit nis në NeW York gjatë njërit prej muajve më të nxehtë të vitit. Në shtetet e bashkuara, Ramazani nis të shtunën dhe do të thotë sakrificë për të gjithë besimtarët, do të thotë përkushtim, agjërim dhe rite të tjera e të gjitha këto, në temperatura ta larta. Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët e përmbajnë veten duke mos ngrënë, duke mos pirë ujë e duke mos kryer marëdhenie intime, nga agimi e deri në perëndim të diellit. Jashtë qendrës kulturore islamike në Manhatan, besimtarët e islamit thonë se i nxehti nuk do të ndikojë në ritin e tyre të agjerimit. Në fakt, shumë thonë se kjo lloj sfide dot ë shtojë udhëtimin e tyre shpirteror. "Ramazani të jep më shumë energji. Më afron me zotin. Më bën të ndihem i pastër dhe kjo falë agjerimit e lutjeve. Më jep një sens më të madh të disiplinës - thotë Khalifah Abdul Ghaffar, një nga ithtarët e fesë islame në SHBA. Ndërsa Yasser Ali thotë se Ramazani është një periudhë kur mund të fokusohesh më shume në atë që eshte me e rendëishsme, pavarësisht kushteve atmosferike. Edhe në zonën e Astorias, jeton një komunitet i madh besimtarësh myslimane, arabe, marokene, afgane etj , he dyqanet e tyre gjenden përkrah atyre amerikane dhe braziliane. Njëri nga keta biznesmene besimtare thote se do te ofroje vakte ushqimi falas për agjeruesit.
Ndërkaq presidenti amerikan Barack Obama nëpermjet një videomesazhi ka lancuar një urim për të gjithe besimtarët myslimanë në shtetet e bashkaura te amerikes dhe ne mbare boten. Ai u ka ururar atyre mbarësi gjattë këtij muaji të shenjtë. Gjaë mesazhit që zgjat 5 minuta, dhe i drejtohet botes islame, ai përsëriti pozicionin e politikës se tij te jashtme kundrejt vendeve e kombeve myslimane. Presidenti Barak Obama është zotuar se do të ndërmarrë "veprime konkrete" për të ripërtërirë lidhjet amerikane me botën islame. Gjatë këtij muaji të ramazanit, myslimanët besojnë se Kurani i është zbuluar profetit Muhamed. Obama ka përsëritur përkushtimin e tij për "fillim të ri mes Amerikës dhe myslimanëve kudo në botë". Obama ka thënë se Amerika është e përkushtuar, që të angazhohet me myslimanët dhe kombet myslimane në bazë të interesave të përbashkëta, repspektit të ndërsjellë.
Ai theksoi përpjekjet e SHBA-së për të përfunduar luftën në Irak dhe izolimin e ekstremistëve në Afganistan e Pakistan, me qëllim, "që të lëvizet drejt një bote më paqësore dhe më të sigurt".