Maqedonia: Marrëdhëniet me Kosovën, pas demarkacionit
Maqedonia do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën në momentin kur të shënohet edhe milimetri i fundit i vijës kufitare mes këtyre dy vendeve.
Këtë fakt e bënë të ditur përfaqësues të kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov, në një komunikatë që patën me mediat.
Ndërkohë, deklarata e tyre bie ndesh me pohimet e një jave më parë të Qeveris maqedonase, e cila pati konfirmuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Sipas Qeverisë maqedonase, "demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Marti Ahtisarit".