E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Tahiri priti një delegacion nga Preshevës

PRISHTINË- Zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka pritur sot në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës në përbërje te të cilit ishin, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë, Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.

Në këtë takim u fol për situatën politike në Luginën e Preshevës si dhe për gjendjen e shqiptareve etnik të kësaj pjese si dhe për efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje. Delegacioni i Luginës së Preshevës njoftoi zv/kryeministren Tahiri për zhvillimet më të reja në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptarë atje, duke potencuar në veçanti sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor. Ata po ashtu vunë në dukje dukurinë e largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendet e tyre nga mungesa e perspektivave të qarta për shqiptarët atje.

Zv/kryeministrja Edita Tahiri duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve premtoi angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike. Tahiri theksoi se të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me standarde ndërkombëtare andaj Serbia duhet të respektoj këtë obligime ndërkombëtare karshi shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’u sigurojë mirëqenie e perspektivë demokratike. Ajo në veçanti theksoi se njohja reciproke e diplomave universitare është një ndihmesë për brezin e ri të shqiptarëve të Luginës të cilët studiojnë në Kosovë dhe kanë nevojë për punësime dhe studime të mëtejme, dhe gjithsesi është një stimulim që ata të kthehen dhe të jetojnë në vendlindjet e tyre etnike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›