E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi ngushëllon homologun turk për viktimat e motit të keq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan, me rastin e viktimave të shkaktuara pas përmbytjeve nga reshjet në zonën e Stambollit."Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve të vendit tuaj, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet në zonën e Stambollit", thuhet në telegram.
"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës ndan dhembjen me ju, qeverinë tuaj dhe popullin turk. Ju lutem që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t'u përcillni ngushëllimet më të sinqerta edhe anëtarëve të familjeve, që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit kosovar dërguar kryeministrit turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›