E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaçi pret sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së

Sipas zyrës së kryeministrit, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, është informuar mbi ecurinë proceseve demokratike, respektimit të standardeve më të larta evropiane përsa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve lokale.   Kryeministri Thaçi ka vlerësuar si mesazh shumë pozitiv pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në zgjedhjet e fundit përmes të cilave kontribuohet në ndërtimin e shtetit demokratik, me institucione gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.      Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, De Brichambaut ka siguruar për përkushtimin e kësaj organizate për të përkrahur Kosovën edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat e jetës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›