Bien vizat për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi
Me vendimin e miratuar nga BE-ja në fund të nëntorit, qytetarët e këtyre shteteve nuk do të nxjerrin më viza për qëndrim afatshkurtër dhe afatgjatë. Por, pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë pasaportë biometrike. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, do t'u mundësojë atyre udhëtim në 25 vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës.