E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 2 atentate me dinamit ne Athine, s'ka viktima

ATHINE- Kryeqyteti grek është tronditur sot në orët e para të mëngjesit nga dy shpërthime, për të cilat policia thotë se kanë ndodhur me dinamit. Shpërthimet kanë ndodhur në lagjet periferike të Athinës.I pari ndodhi në një qendër tregtare në lagjen Mogoula ndërsa eksplozivi i dytë, i cili ndodhi sot në mëngjes është dëgjuar në lagjen Paleo Faliro. Agjencia e lajmeve greke Ana bën të ditur se në lagjen Paleo Faliro, dinamiti ishte vendosur në automjet, pronë e një biznesmeni vendas. Fatmirësisht nuk ka pasur as viktima e as të plagosur nga shpërthimet ndërsa janë konstatuar dëme materiale. Sipas policisë shpërthimi në lagjen Mogoula, nuk mund të jetë kryer nga terroristë, ndërsa në lagjen Paleo Faliro është dëmtuar makina ku ishte vendosur eksplozivi.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›