Kosove Thirrje per ruajtjen e rendit ne Shqiperi

Zhvillimet ne Shqiperi po ndiqen me interesim te madh ne Kosove dhe me thirrjet per ruajtjen e qendrueshmerise dhe shmangien e akteve te dhunes. Ne te gjitha reagimet e institucioneve dhe partive politike shprehet keqardhja per humbjen e jeteve njerezore.
Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci u ka bere thirrje te gjitha institucioneve te shtetit shqiptar spektrit te gjere politik dhe qytetareve qe sic thuhet ne reagimin e tij ne keto momente jashtezakonisht te rendesishme per ardhmerine integruese dhe zhvillimore te Republikes se Shqiperise te ruajne stabilitetin e vendit duke i hapur rruge bashkepunimit dhe dialogut mes forcave politike qe eshte ne interes te te gjithe shqiptareve. Ai nenvizon se te gjitha forcat politike duhet te ruajne frymen e solidaritetit dhe te bashkimit politik dhe qytetar qe eshte vlere kulmore e shqiptareve.
Lidhja Demokratike e Kosoves ka denuar veprimet e dhunshme duke besuar thelle se te gjitha ceshtjet duhet te zgjidhen nepermjet dialogut politik. Ne reagimin e kesaj partie thuhet se ngjarja ne Tirane demton rende demokracine ne Shqiperi imazhin e saj dhe rrugen drejt Bashkimit Evropian. Kjo parti ben thirrje qe palet te zgjidhin ceshtjet me ane te dialogut politik dhe te distancohen nga veprimet e dhunshme.
Levizja Vetevendosje nenvizon se ne institucionet e shtetit shqiptar zakonisht shihen partite pa popull kurse dje u pa populli pa parti u pane qytetaret e zemeruar me poziten dhe te braktisur nga opozita. Kjo demonstrate tregoi hendekun midis qytetareve te pakenaqur dhe qeveritareve te vetekenaqur por edhe konfirmoi hendekun tjeter midis popullit dhe opozites thuhet ne reagimin e kesaj levizjeje.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ne reagimin e saj ben thirrje per qetesi dhe maturi. Udheheqesit shqiptar do te gjejne rrugen me te mire te mundshme qe ta tejkaloje kete sfide ne interes te Kombit dhe Shtetit Shqiptar thuhet ne reagimin e kesaj partie ne te cilin nenvizohet se derisa protesta paqesore eshte shprehje e ligjshme e pakenaqesise asgje nuk mund te arsyetoje humbjen e jeteve te njerezve.
Ndersa Aleanca Kosova e Re thekson se dhuna asnjehere nuk ka qene mjet i zgjidhjes se problemit dhe ne kete faze te zhvillimit te Shqiperise dhe rajonit me se paku i duhet dhuna dhe vrasjet. Duke u bere thirrje udheheqesve politik te
Shqiperise te kontribuojne ne uljen e tensioneve dhe gjuhes e cila mund te nxise akte te dhunes kjo parti nenvizon se vetem nje Shqiperi e qendrueshme demokratike dhe e lire do ti kontribuoje paqes stabilitetit dhe anetaresimit te rajonit ne Bashkimin Evropian.