E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Prokuroria urdheron arrestimin e 6 anetareve te Gardes

Ne Shqiperi nje dite pas ngjarjeve tronditese te pasdites se djeshme ku si pasoje e perplasjeve mes policise dhe manifestuesve te opozites mbeten te vrare tre civile dhe afro 60 te tjere qyetare dhe punonjes policie u plagosen sot gjendja ne rruget e kryeqytetit eshte e qete nderkohe qe tensioni politik mbetet i larte.

Prokuroria nderkohe njoftoi se ka urdheruar qe ne oret e para te mengjesit te sotem arrestimin e 6 anetareve te Gardes se Republikes mes te cileve edhe drejtues te saj nen akuzen e vrasjes ne rethana te cilesuara te me shume se nje personi tejkalim kompetencash dhe shperdorim te detyres. Sipas Prokurorise policia ende nuk i ka bere arrestimet. Qeveria njoftoi ne mbremje se ka vendosur te shperbleje me nje rroge shtese te gjithe punonjesit e gardes dhe me kater rroga ata qe mbeten te plagosur.

Nderkaq opozita dhe qeveria kane shkembyer akuza te ashpra. Kryeyari socialist tha sot se qeveria denoi me vdekje manifestuesit duke ju referuara edhe pamjeve te transmetuara nga televizioni News 24 ne te cilat dalohen te shtena nga oborri i godines se qeverise. Kryeministri nga ana e tij akuzoi kryetarin socialist si drejtuesin dhe organizatorin e nje perpkeje per grusht shteti per pushtimin e kryeministrise duke shtuar se ajo ka angazhuar element kriminale e trafikante te paguar per te ushtruar dhune ndaj institucioneve.  Kryeministri deklaroi se kushdo qe do te guxoje te preke instituciont do te marre pergjigjen e merituar. Ai ftoi qyetaret shqiptare qe te merkuren ti bashkohen nje manifestimi ne Tirane er te protestuar kunder dhunes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›