E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi takohet me ambasadoret amerikan britanik dhe europian

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi dhe ambasadoret e SHBA BE dhe britanise se Madhe bene thirrje dje ne mbremje per rikthimin e dialogut politik ne Shqiperi. Presidenti Topi dhe diplomatet i bene keto komente pas takime qe u zhvilluan ne presidence drejtuesin e Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui me Ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mekiluam dhe me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu. Sipas njoftimeve nga presidenca zoti Topi theksoi ne keto takime rendesine qe ka stabilizimi sa me i shpejte i situates se rende dhe rikthimin e rendit publik si dhe rivendosjen e menjehershme te dialogut politik institucional.

Presidenti Topi po ndjek ne vazhdimesi situaten e krijuar ne vend pas ngjarjeve tragjike ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ndaj u drejtoi edhe nje here partive politike dhe cdo qytetari mesazhin se ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues eshte jetike per fatet e demokracise dhe jeten e cdo individi te shoqerise sone.
Ne njoftimet e presidences thuhet se zoti Topi  ndau me ambasadoret e vendeve mike dhe aleate shqetesimin e thelle per gjendjen e krijuar e cila demton gjithashtu rende perspektiven evropiane dhe imazhin e Shqiperise duke theksuar se faktoret politike duhet te gjejne vullnetin politik per kapercimin e kesaj situate.
Edhe bashkebiseduesit vleresuan se eshte i domosdoshem bashkepunimi mes institucioneve te zbatimit te ligjit per zhvillimin e nje hetimi sa me transparent profesional e te paanshem. Sipas tyre rikthimi i dialogut respekti per institucionet e shtetit shprehja e maturise dhe e ekuilibrit eshte e nje rendesie jetike per te sotmen dhe te ardhmen euroatlantike te Shqiperise.

Ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi Aleksander Arvizu u beri thirrje udheheqesve politike qe te rifllojne dialogun politik dhe te ndalet dhuna. Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha sot se ngjarjet e djeshme ne Shqiperi shenojne nje kthim te madh prapa per vendin. Ambasadori Arvizu beri thirrje qe te shmangen protesta te ngjashme ne te ardhmen.  Dita e djeshme tha ai ishte nje  dite e tmerrshme per Shqiperine. Nuk pati fitimtare.  Pati vetem te humbur. Dhuna gjate protestes duhej te ishte shmanagur tha ambasadori amerikan.  E drejta per tu tubuar lirisht vjen me pergjegjesine per te bere gjithcka per tu siguruar qe te jete paqesore. Dhuna qe pame dje nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund te ishte shmangur tha ai.

Korrupsioni tha amabasadori Arvizu eshte problem per Shqiperine por dhuna ne rruget e kryeqytetit nuk do ta zgjidhe kete problem. Nevoja me e madhe e Shqiperise ne keto momente tha ambasadori amerikan  eshte udheheqja politike.  Udheheqesit politike te Shqiperise duhet te gjejne rruge per kompromis shtoi ai. Zgjidhja e mosmarreveshjeve politike me ane te betejave ne rruge nuk eshte kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike te Shqiptareve. Ambasadori amerikan u beri thirrje autoriteteve te kryejne nje hetim te besueshem.  Per ngjarjet e djeshme duhet te dalin pergjegjes perfshi nje hetim te besueshem mbi mundesine se ka pasur perdorim te tepert te forces tha ai.  

shte koha per te hequr dore nga provokime te metejshme. shte koha per ti dhene fund inkriminimeve dhe sharjeve te ndersjella. Ka nevoje qe te gjitha palet te tregojne permbajtje. Mbi te gjitha eshte koha per ti dhene fund dhunes.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne nje konference shtypi se forcat e rendit nuk kishin ushtruar dhune te tepruar megjithate hetimet e pavarura do te zbardhin te te verteten. Sipas tij Partia Socialiste kishte organizuar qe ne nisje nje proteste te dhunshme me bandite e trafikante te armatosur qe sulmuan forcat e rendit ne krye te detyres. Ai beri pergjegjes drejtuesit e Partise Socialiste per trazirat e dhunshme dhe goditjen antikushtetuese pasi kishte marre leje ne policine e kryeqytetit per tubimin. Nga ana tjeter ai deklaroi se ishte i vendosur per te mbrojtur rendin kuhstetues dhe institucionet demokratike te Shqiperise e cila eshte antare e NATO-s dhe kandidoi per tu antaresuar ne BE. Kryeministri Sali Berisha ftoi qytetaret ne nje manifesti paqesor te merkuren kunder dhunes dhe per paqen.

Nderkaq kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi policine e shtetit se po shkel ligjin duke mos zbatuar urdhrat e arrestit qe nxorri prokuroria per 6 punonjes te gardes kombetare. Ai i berri thirrje policise se shtetit qe te zbatoje urdher-arrestet dhe e cilesoi si antimiting tubimin qe permendi kryeministri Berisha per te merkuren. Zoti Rama tha se protestuesit u provokuan nga policia gjate demonstrates dhe se opozita do te vazhdoje me demonstrime te tjera sepse ato bazohen ne vlera te demokracive perendimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›