PE, Pitela: Klima që mbizotëron në Shqipëri dëshpëruese
BRUKSEL- Shqetësim i madh për atë çka po ndodh në Shqipëri. Kështu deklaron zëvendës presidenti i Parlamentit Europian dhe anëtar i delegacionit për raportet me Shqipërinë, Xhani Pitela në një reagim lidhur me situatën në vendin tonë. “Kishim denoncuar me kohë, rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe për këtë i kishim kërkuar qeverisë shqiptare të bënte drejtesi lidhur me denoncimet për mashtrime elektorale dhe të vendoste rregulla të sigurta për të ardhmen.”-shprehet Pitela.
Sipas tij, klima që mbizotëron në Shqipëri, është dëshpëruese edhe për shkak të akuzave për korrupsion dhe nuk ndihmon aspak afrimin e këtij vendi drejt integrimit të plotë europian. “Parlamenti Europian i ndodhet pranë miqve shqiptarë dhe e ka treguar këtë duke vendosur pak kohë më parë liberalizimin e vizave dhe duke miratuar një rezolutë që kërkon një procedurë, që përvec se garanton qartësi të plotë mbi kriteret elektorale, i lejon mazhorancës dhe opozitës rregulla bashkëjetese të sigurta dhe garanci demokratike për të gjithë”- përfundon deklarata e zëvendës presidentit të Parlamentit Europian.
(m.a/News24/BalkanWeb)