E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë: U festua Viti i Ri 2011

Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, ndërrimi i viteve është pritur nëpër sheshe, në restorante, nëpër shtëpi e në ambiente të tjera.

Megjithë motin e ftohtë në rrugët e Prishtinës, kishin dalur shumë qytetarë për ta pritur Vitin e Ri 2011. Mbretëronte një atmosferë gëzimi.

Qytetarët festuan me fishekzjarre, këngë dhe hare.

Por, raportohet se shumë banorë të Kosovës, Vitin e Ri, 2011, e kanë pritur nëpër ambiente familjare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›