Perendimi proteston per Khodorkovsky-n

Ish-njeriu më i pasur i Rusisë, një kundërshtar i regjimit të ish-presidentit Putin, duhet të lirohej pas tetë vitesh burgim për evazion fiskal në vitin 2011, por një Gjykatë moskovite zgjati dënimin e tij edhe me gjashtë vjet më shumë, mbi akuzën e pastrimit të parave.
Zëdhënësi i Depatamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner deklaroi: “Dënimi i Khodorkovsky-t përbën një abuzim me sistemin gjyqësor, për qëllime personale, sidomos tani që ai dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev kanë marrë maksimumin e dënimit që përmbanin ato akuza”.
Një drejtues i lartë i administratës amerikane, i cili foli në anonimitet për agjensinë e lajmeve “Reuters”, bëri me dije se procesi i dyshimtë dëmton shanset e Rusisë për të hyrë në Organizatën e Tregëtisë Ndërkombëtare gjatë 2011-s.
Ministritë e Jashtme të Anglisë dhe Gjermanisë shprehën “keqardhje të thellë për vendimin abuziv”. Në një deklaratë të autoriteteve ruse, deklaratat ndërkombëtare për çështjen e Khodorkovsky-t u konsideruan si një ndërhyrje e pajusitifikuar në punët e brendshme të shtetit.