Media, 57 gazetarëtë vrarë në 2010-n
BERLIN- Gjatë vitit 2010 janë vrarë 57 gazetarë në të gjithë botën, janë rrëmbyer 51 dhe janë arrestuar 535 të tjerë, sipas statistikave të bëra publike nga "Reporterë pa Kufij".
Sipas kësaj organizate, numri i gazetarëve të vrarë në detyrë është 25 për qind më i ulët krahasuar me vitin 2009. Rritje të ndjeshme ka njohur numri i gazetarëve të rrëmbyer gjatë 2010-ës. Azia është kontinenti ku janë vrarë e rrëmbyer më së shumti gazetarë, 20 të vrarë e 22 të rrëmbyer.
Vendet afrikane kanë shënuar numrin më të lartë të arrestimeve në mesin e gazetarëve, 134. Pakistani është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve të gazetarëve, 11.
(m.a/mia/BalkanWeb)