E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet spektakolare ne Indi, Rusi, Brazil

Në Indi njerëzit i dhanë lamtumiren 2010 duke mirëpritur Vitin e Ri 2011 me me shumë shpresë. Turistët të cilët shkuan në qytetin Shimlas, i preferuari për festat, adhuruan atmosferën dhe iu gëzuan edhe dëborës.
Shumë indianë të devotshëm vizituan shtëpinë e Shën Sai Baba në qytetin e shenjtë të Shirdi në Maharashtra për të kërkuar bekimin per vitin e arshëm.
 

Në Rusi, Mijëra njerëz erdhën në Sheshin e Kuq në qender te Moskës për të festuar ardhjen e 2011 të premten (31 dhjetor).Tërheqja më kryesore ishte një shesh i madh patinazhi në mes të sheshit.

Dhjetra mijëra braziliane dhe turistë u mblodhën të premten në Kopakabana Biç ne Rop de Xhaneri per te pritur Vitin e Ri me nje shfaqje spektakolare fishekzjarresh.
Disa të veshur në të bardhën tradicionale, u dyndën për të parë spektaklin 20 minutesh të fishekzjarreve qe ndriçuan plazhin në mesnatë.
Sipas Shoqatës se hoteleve te Brazilit, mbi 95 % e dhomave te hoteleve ne Rio ishin të zëna.
Njëmbëdhjetë barkave që mbanin rreth 25 ton eksploziv u përdoren për shfaqjen spektakolare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›