Kosovë, Veriu këmbëngul për referendum

Anëtarët e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë kanë mbështetur sot referendumin që pritet të mbahet në komunat veriore, lidhur me njohjen e institucioneve të Kosovës dhe u bënë thirrje qytetarëve, që t`i përgjigjen thirrjes për referendum për të tyreguar “lojalitetin ndaj shtetit serb”.
Ky organ paralel ka hedhur poshtë planin katërpikësh të Boris Tadiç, për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe vlerësuan se "ai plan nuk dallon nga plani i Ahtisarit, i cili parasheh pavarësinë e Kosovës dhe të cilin e ka hedhur poshtë Këshilli i Sigurimit dhe Kuvendi i Serbisë".
Anëtarët serbë të këtij organi i kanë gjykuar “presionet që qeveria po bën ndaj serbëve të katër komunave në veri si synim për të disiplinuar ndjekjen e politikës tradhtare të regjimit të Boris Tadiç”.