Maqedoni, liderët myslimanë apel për vetëpërmbajtje

Liderët myslimanë në Maqedoni kanë bërë thirrje për qetësi në mesin e anëtarëve të komunitetit, pas zemërimit ndaj karnevalit, në të cilin të krishterët ortodoksë vunë në lojë myslimanët duke mbajtur veshje të grave të njohura si burka.
Incidenti i 13 janarit në festivalin e Vevçanit ka nxitur zemërim, madje dhe demonstrata të dhunshme në mes të myslimanëve, të cilët përbëjnë 33 për qind të popullsisë dhe akuzojnë shumicën se po nxit urrejtjen ndaj tyre.
Të shtunën protestuesit sulmuan autobusët dhe grisën një flamur maqedonas, duke e zëvendësuar atë me një flamur të gjelbër, që përfaqëson islamin.
Në një deklaratë të lëshuar sot, liderët myslimanë kërkuan vetëpërmbajtje dhe akuzuan qeverisë se po e promovon islamofobinë.
“Sjellja e myslimanëve duhet të jetë e përmbajtur, por fatkeqësisht, ne shqetësohemi me islamofobinë në Maqedoni, e cila është e kombinuar shpesh me propagandë qeveritare”, kanë thënë ata.