E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuvendi voton sot rezolutën për fundin e mbikëqyrjes

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, për t`i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë nuk është mbështetur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e cilëson atë si një “tentativë të qeverisë Thaçi për të mbuluar koncesionet në negociatat me Serbinë”.

Të shtunën, kryeministri Hashim Thaçi ka biseduar me liderët e partive politike, përfshirë edhe opozitën, përveç Vetëvendosjes,ku ka marrë mbështetjen për kryerjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, si parakusht i vendosur nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, për t`i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe kalimit në fazën e pavarësisë së plotë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›