Kosovë: “Vetëvendosja” kritikon qeverinë

Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se “udhëtimi në Bullgari dëshmon qartë se qeveria me në krye Hashim Thaçin, është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar”.
Këto komente u bënë pas njoftimit, se një pjesë e madhe e qeverisë së Kosovës gjendet zyrtarisht në Bullgari, për hartimin e planit ekonomik.
Në deklaraten e “Vetëvendosjes” theksohet se “funksionimi ad-hoc, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore, e jo në bazë të një plani strategjik, e ka sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik”.