Presidentja Jahjaga u takua me ambasadorin e Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka cilësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si të shkëlqyeshme duke shtuar se dy vendet kanë bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.
Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.
Gjithashtu në njoftimin nga presidenca e Kosovës, theksohet se zonja Jahjaga ka thënë se Shqipëria mund të ndihmoj shumë në “lobimin për njohje të reja për Republikën e Kosovës”.
Ambasadori Lauka e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për zgjedhjen në këtë post dhe i ka përcjellë urimet e zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë.