Kosovë, “Vetëvendosja”, Albin Kurti rikonfirmohet kryetar

Albin Kurti është shpallur zyrtarisht kryetar i forcës opozitare të “Lëvizjes Vetëvendosje”, në mbledhjen e parë zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizje.
Në këto zgjedhje, Albini u votua nga anëtarët e 422 qendrave të “Lëvizjes Vetëvendosje”.
Në fjalinë e tij, pasi mori besimin e anëtarëve të “Vetëvendosjes” ka thënë se do të angazhohet për një Kushtetutë të re për Republikën e Kosovës, e cila do ta bashkonte këtë të fundit me Shqipërinë, në atë që lideri i “Vetëvendosjes” e quan bashkim kombëtar.