Kroacia feston 20-vjetorin e pavarësisë

“Festojmë dy dekada të një shteti kroat modern dhe të fortë me një sukses strategjik të arritur së bashku, kthimin e Kroacisë atje ku e ka vendin, në Evropë”, deklaroi kryeministrja Jadranka Kosor gjatë një mbledhjeje solemne të qeverisë kroate. “Ky qëllim strategjik për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian ishte vendosur përpara 20 vjetëve, kur morëm rrugën e pavarësisë”, shtoi ajo.
Njëzet vjet më parë, më 25 qershor 1991, Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë, duke shënuar fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, një federatë me gjashtë republika. Sllovenia u anëtarësua në BE në vitin 2004.
Megjithatë, një sondazh i realizuar së fundi tregon se 38 për qind e sllovenëve dhe 43 për qind e kroatëve mendojnë se jetonin më mirë përpara 20 vjetëve. Sidoqoftë, 90 për qind e të dyja palëve mendojnë se vendimi për pavarësinë ishte i duhuri.
“Kjo ishte zgjidhja e vetme sepse shteti i dikurshëm nuk funksiononte më. Ai përbëhej nga rajone shumë të ndryshme nga ana ekonomike e sociale dhe secili theksonte se të tjerët ishin të privilegjuar”, i tha AFP-së Nenad Todoriç, 49 vjeç. “Për fat të keq elitat tona politike nuk ditën ta zbusin këtë dhe edhe sot nuk jemi atje ku shpresonim të ishim ekonomikisht dhe nga ana sociale”, shtoi ai.
Në prag të këtij përvjetori që do të karakterizohet nga disa ceremoni në Zagreb dhe në vend, presidenti Ivo Josipoviç përshëndeti vendimin e BE-së për hapjen e dritës jeshile për anëtarësimin. “Në rrugën e saj drejt BE-së, Kroacia është bërë më e mirë, më demokratike dhe më e lirë”, deklaroi ai në një fjalim në televizion drejtuar kombit.
Në Vukovar, në lindje, qytet simbol i luftës së kroatëve për pavarësi (1991-1995) që shkaktoi 20 mijë të vdekur, do të zhvillohet një ceremoni ku do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit. Në mbrëmje, Josipoviç do të japë një darkë në Zagreb për homologët slloven Danilo Turk dhe hungarez Pal Shmit.
/Start/
2011-06-25 15:46