Kosovë, pagesa të jashtëligjshme këshilltarëve të Sejdiut

Këshilltarët e Fatmir Sejdiut kanë shijuar sipas auditorëve, paga të cilat nuk ishin konform buxhetit të Republikës së Kosovës.
Auditori i Përgjithshëm ka konstatuar se gjatë kohës që Fatmir Sejdiu ishte president, janë shpenzuar rreth 70 mijë euro në pagesa të shërbimeve intelektuale dhe këshilldhënëse.
“Këshilltarët e presidentit janë emëruar dhe nuk duhet të trajtohen si të punësuar me kontratë mbi vepër. Ata duhet të paguhen përmes listës së pagave”, shkruan në raportin e auditorit, sipas të cilit Sejdiu kishte gjashtë këshilltarë të cilët janë paguar përmes mallrave dhe shërbimeve nga Presidenca deri në shtator të vitit të kaluar, e jo siç kërkohet me anë të listës së pagave.