Programi berthamor i Iranit, Perëndimi në Bagdad për bisedime
Iran- Gjashtë fuqitë e medha botërore do të mbajnë bisedime të reja me Iranin për programin e tij berthamor. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare bisedimet priten të mbahen sot në kryeqytetin iranian, Bagdad me kërkesë të vetë Iranit.
Ata vijnë një ditë pasi mbykqyresit bërthamor të OKB-së zhvilluan bisedime me Irarin për të apsur akses më të mirë në instalimet berthamore të regjimit.
Teherani këmbëngul në pasurimin e programit të tij të uraniumit dhe sipas tij është për qellime paqësore por Perëndimi frikësohet se Irani po prodhon armë berthamore. Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKBS-së, SHBA, Britani, Franca, Rusia dhe Kina plus Gjermaninë do të përpiqen të bindin zyrtarët iranianë të zvogëlojnë programin e tyre berthamor.
Forca të shumta policie prej 15 mijë trupash mbrojnë Zonën e Gjelbër brenda Bagdadit. Bisedimet e mëparshme në Stamboll në mes të Prillit arriten vetëm të gjenin gjuhën e përbashkët për të planifikuar një takim të mëtejshëm në Bagdad.
Bashkimi Evropian, SHBA dhe OKB kanë vënë sanksione ndaj Iranit lidhur me programin berthamor dhe analistët thonë se aksush nuk pret që të arrihet një marrëveshje pozitive për reduktimin e programit në takimet e Majit.
Dorina Biblili/IDEA/