Kosovë, Wikileaks: Dell ka shmangur konfliktin ROSU-EULEX

Bazuar në kabllogramet diplomatike të publikuara nga Wikileaks, për Kosovën thuhet se në vitin 2009, për pak sa nuk ka shpërthyer një përplasje e dhunshme në veri, e që do të kishte pasoja ndërmjet Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Kjo përplasje është shmangur falë ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Mediat kosovare, deklarojnë se gjendja ishte tensionuar kur Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX), kishte planifikuar të nënshkruante një protokoll me Serbinë, veprim që e kishte acaruar shumë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili për këtë arsye kishte urdhëruar dërgimin e 25 pjesëtarëve të Njësitit Special në veri të vendit për të mbrojtur shqiptarët e kthyerit në shtëpitë e veta, ndërtimi i të cilave kishte nisur të bëhet.
Në atë kohë edhe EULEX kishte tentuar të sfidonte Qeverinë e Kosovës, sipas kabllogrameve që tregojnë se ky mision kishte dërguar dy njësi që merren me trazira, të përbërë nga 100 pjesëtarë francezë, rumunë dhe polakë, që ishin vendosur mbi lumin Ibër. “Mirëpo, kthimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës ishte bërë pas 20 orëve gjendjeje të nxehtë me EULEX-in, me një urdhër të kryeministrit Thaçi, i cili paraprakisht kishte marrë një telefonatë nga ambasadori amerikan”, thuhet në kabllogramin e Wikileaks.