Kosovë, aksidentet ndërpresin punimet në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit
Dy aksidente e punonjësve të kompanisë Bechtel Enka, kanë qenë shkak i ndërprerjes së punimeve në autostradën Vërmicë-Merdarë.
Mësohet se punimet janë pezulluar që prej tre ditësh, si pasojë e dy aksidenteve të punonjësve të kësaj kompanie, ku njëri prej të cilëve humbi jetën.
Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Ballanicë të Kosovës, kur punëtori 24-vjeçar, Valon Guri humbi jetën, pasi u shtyp nga një mjet i rëndë që po punonte për ndërtimin e rrugës.
Një tjetër punonjës i kompanisë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ra nga lartësia e një këmbë ure, në fshatin Lladrovc.
Pas aksidenteve, firma Bechtel Enka vendosi të pezullojë, deri në një urdhër të dytë, punimet në autostradën Vërmicë-Merdare, pjesa kosovare e Rrugës së Kombit.