Nikolliç akuzon Tadiçin për mashtrim të zgjedhjeve

Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikolliç
Udhëheqësi i Partisë Progresive të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka akuzuar rivalin e tij për postin e presidentit, Boris Tadiç, për mashtrim në zgjedhje.
Nikolliç, i cili do të përballet në balotazhin e 20 majit me Tadiçin, ka thënë se ky i fundit ka ndërruar fletëvotimet origjinale me të tjera në zgjedhjet e 6 majit.
Ne në zgjedhje kemi fituar më bindshëm seç ka njoftuar Komisioni Republikan për Zgjedhje, por votat janë vjedhur edhe më shumë se në shtatorin e vitit 2000, ka thënë Nikolliç.
Tadiqi, i cili ka arritur marrëveshje me Partinë Socialiste të Ivica Daçiçit për bashkëqeverisjen e Serbisë, i ka quajtur akuzat shpifje.
Serbia, më 6 maj, ka votuar në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.
/Europa e Lirë/
Përgatiti: E.L