Durrës, shpëtohet jahti rus nga mbytja

Jaht, foto arkivi
Një jaht rus është shpëtuar nga kapitaneria e Portit të Durrësi, pasi rrezikonte të mbytej nga një defekt që pësoi në motor, në brendësi të brigjeve të Durrësit.
Veliera me gjatësi 18 m, me 6 vetë në bord, një anglez dhe 5 rusë, ka pësuar defekt në motor në afërsi të kepit te Selitës 5 milje larg dhe 15 milje larg Durrësit.
Sinjali i është përcjellë menjëherë qe9ndresë Operacionale të Rojës Bregdetare në Durrës të cilët kanë nisur mjetet për të shpëtuar jahtin.
Burime të rojës bregdetare bëjnë me dije se Veliera ruse “Princeshe Sofia” po ndihmohet nga Motovedeta R-117 e Flotiljes së Veriut.
Incidenti ka ndodhur në orën 16.55, ku mjeti luksoz ka pësuar defekt në motor dhe pasi ka kërkuar ndihmën e kapitanerisë së Durrësit e cila njoftoi Shërbimin e Qendrës operacionale detare.
Mësohet se jahti ishte nisur nga Korfuzi dhe udhëtonte për në Mal të Zi. /Mark Brunga/