E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga 2 shqiptarëve tentuan të vrisnin një tjetër shqiptar

Arrestime, foto arkivi

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan të vrisnin një tjetër shqiptar duke e plagosur me armë zjarri në këmbë.

Mësohet se janë arrestuar Armando Miraj, 23 vjeç dhe Edevaldo Përpali, 20 vjeç, të akuzuar për tentativë vrasje.

Ngjarja në fjalë daton më 7 maj, ku dy shqiptarët fillimisht e goditën me shkopinj dhe më pas e qëlluan duke e plagosur në këmbë shqiptarin.

Dëshmia e të lënduarit bëri të mundur identifikimin e autorëve dhe vendndodhjen e tyre. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›