E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli më i shtrenjtë filmik deri më tani

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 09:03

Aktori amerikan, Christian Bale, i cili më së tepërmi njihet për rolin e tij në serialin filmik, tashmë ka filluar të provojë talentin e tij autorial në filmin më të shtrenjtë që ka xhiruar Kina ndonjëherë.

Bëhet fjalë këtu për filmin “The Flowers of War” (Lulet e Luftës), të regjisorit kinez, Zhang Yimoua. edhe pse një sekuencë e këtij filmi kohë më parë është shfaqur gjatë festivalit të filmit në Toronto (Kanada), filmi “The Flowers of War” premierën e tij botërore do ta ketë tek nga gjysma e muajit dhjetor.

Përndryshe, ngjarja e filmit është vendosur në kohën e masakrave të përgjakshme të vitit 1937, të cilat ndodhën në Kinë, pasi që u pushtua qyteti Nanjing, dhe kur ushtarët japonezë vranë disa mijëra civilë kinez, dhe dhunuan me mijëra femra.

Christian Bale në fil luan rolin e John Haufman, i cili ishte përgjegjës për varrosjen e një prifti lokal.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›