Përzgjidhet një ‘Bonnie’ tjetër
Aktorja e serialit “Gjaku i Vërtetë” (True Blood), Lindsey Pulsipher, do ta zëvendësojë aktoren Hilary Duff, në filmin “Rrëfimi për Bonnie dhe Clyde”.
"Jemi të lumtur që Lindsey do të luaj rolin e Bonnie Parker. Ajo pa dyshimse do t’i kontribuojë shumë këtij roli”, thuhet në kumtesën e producentes Tonya S. Holly.
Skenari i filmit, por edhe regjia do të bëhet nga producentja Tonya S.Holly, ndërkaq xhirimet do të bëhen në Luoisianna, Mississippi dhe në Alabama. Xhrimi i filmit do të duhej të fillonte në fund të këtij viti.
Producentët kanë mohuar se Duff është larguar shkaku i shtatzënisë, duke pohuar se problem ishte orari i xhirimeve, dhe se Duff nuk do të jetë n dispozicion nga qershori i ardhshëm.
Pulsipher aktualisht po xhiron miniserialin “The Hatfields and McCoys”, në të cilin luan bashkë me aktorët Kevin Costner dhe Bill Paxton.