Nis Festivali i Teatrove të Kukullave
Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafës, të mërkurën në Prishtinë filloi Festivali i Teatrove të Kukullave.
Festivali u hap në orën 18, në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë, ndërkohë që hapjen e festivalit e bëri kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
Ndryshe, ky festival mbarëkombëtarë sivjet organizohet për herë të parë, dhe në kuadër të tij do të jepen shtatë shfaqje teatrore të kukullave.
Festivali organizohet në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Teatrit Dodona.
Sipas drejtorit të Dodonës, Agim Selimit, Festivali i Teatrove të Kukullave aspiron të shndërrohet në një festival tradicional dhe ndërkombëtar, pjesë e të cilit në të ardhmen do të jenë edhe trupa teatrore nga gjithë rajoni.