Kosovë, arrestohen 19 shqiptarë e serbë për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 19 personave të dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore dhe prostitucion.
Sipas policisë së Kosovës arrestimet kanë ndodhur në rajonin e komunës së Gjilanit ndërsa 12 nga të arrestuarit janë femra dhe shtetase të Serbisë.
Sipas policisë, Njësia kundër Trafikimit me Njerëz ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të një aksion të koduar OKI.