Norvegji, Solberg krahason islamofobinë me antisemitizmin

Deklaratat e saj janë bërë në prag të fushatës zgjedhore që do të mbahen në shtator, ku sondazhet tregojnë se është rritur mbështetja popullore ndaj partisë në pushtet e kryeministrit Jens Stoltenberg me 41.7 për qind (11 për qind më shumë se në sondazhin e kryer në muajin korrik).
Më pas vijnë konservatorët e kryesuar nga Solberg me 23.7 për qind (rreth 5 për qind më pak se në sondazhet e korrikut), ndërsa mbështetja e partisë populiste të ekstremit të djathtë (Partia e Progresit - FrP), e kryesuar nga Siv Jensen, ka rënë ne kuotat e 16.7 për qind. Ndërkaq, Partia Kristian-demokrate (KrF) kap shifrat 5.1 për qind dhe Liberalët (V) 4.5.
Megjithatë, udhëheqësit e partisë konservatore norvegjeze gjykojnë se mënyra se si grupimet anti-islamike po i qasen myslimanëve është e ngjashme me mënyrën se si grupimet ekstremiste anti-semite i trajtonin hebrenjtë në periudhën që i parapriu Luftës së Dytë Botërore, u shpreh kryetarja konservatore norvegjeze për gazetën vendase “Verdens Gang”.
Erna Solberg theksoi se myslimanët ndoshta nuk po pësojnë trajtimin çnjerëzor në të njëjtën masë me hebrenjtë, por gjithsesi shpreh bindjen e saj se persekutimet e skajshme që po pësojnë myslimanët e ditëve të sotme kanë ngjashmëri të qarta me antisemitizmin. /Start-Zamir Gjurgji/
2011-08-14 14:37