Kafshët shtëpiake, prefernca macet, qentë dhe papagalli

Gjithmonë e më shumë po rritet numri i personave të cilët dëshirojnë të kenë një kafshë apo shpend në shtëpitë e tyre. Duket se më të preferuarit e shqiptarëve nga kafshët mbetet qeni dhe macja, e ndërsa nga shpendët janë kanarinat dhe papagajtë.
Por ka edhe nga ata të cilët kanë preference të ndryshme dhe zgjedhin të kenë kafshë si majmunët, mijtë apo edhe iguanat. Të mbash një kafshë nuk është aq e lehetë pasi ato kërkojnë përkujdesje, dashuri dhe sakrifica. Atyre i duhen plotësuar disa kushte si ushqyerja mirëmbjtja, higjena apo trajtimi mjekësor.
Madje sociologët këshillojnë që të mbahen kafshë në shtëpi, pasi ato janë një mik shumë i mirë, që ndikojnë pozitivisht në gjendje shpirtërore të njerëzve.
Kafshët zgjidhen edhe sipas kushteve dhe hapësirave që kemi në shtëpi, përshëmbull ata të cilët jetojnë nëpër apartamente zgjedhin kryesisht macet apo edhe kanarinat.