E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove arrestohen 5 persona. Kontrabande me pjestare te KFOR-it

Policia e EULEKS arrestoi pese persona te dyshuar per kontrabande me karburante shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimeve ekonomike ne bashkepunim me pjesetare te KFOR-it.

Gjate viteve te kalura disa nga ushtaret e KFOR-it jane dyshuar te kene qene te perfshire ne kontrabande me karburante shmangie te tatimit dhe keqperdorim te autorizimit ekonomik. Hetimet e EULEX-it dhe autoriteteve te tjera jane duke u ndermarre ne interes te KFOR-it dhe me ndihmen e autoriteteve te KFOR-it ka njoftuar KFOR-i permes nje komunikate per shtyp.

Misioni i NATO-s ne Kosove ka mirepritur hetimet e hollesishme te EULEX-it ne lidhje me ngjarjen.Ne rast te deshmive te qarta keta kriminele te vihen para drejtesise. Kjo i referohet te dyja paleve te dyshuarve nga Kosova e po ashtu te cilitdo komb tjeter. KFOR-i denon te gjitha aktet kriminale dhe kombi i cili eshte i perfshire ka filluar te gjitha masat e duhura duke perfshire edhe hetimet diciplinore dhe kriminale thuhet ne komunikaten e KFOR-it.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›