Kosove arrestohen tre trafikante qeniesh njerezore identifikohet viktima e trafikuar
Prishtine 25 dhjetor NOA - Operacioni policor i koduar Lulishtja ka hedhur ne prangat e policise se Kosoves tre persona te dyshuar per trafikim qeniesh njerezore nderkohe qe eshte identifikuar njeviktime e trafikimit nje vajze kosovare. Lajmin e beri publik Drejtoria e Hetimeve te Trafikimit te Qenieve Njerezore ne Prishtine sipas te ciles informohet se operacioni Lulishtja u finalizua me arrestimin e tre trafikanteve ne Komunen Drenas te Prishtines.
Sipas policise se Kosoves hetimet lidhur me kete rast kishin nisur disa jave me pare duke marre si shkak inicimin e nje rasti kanosjeje ne Stacionin Policor te Drenasit ku pas hetimeve disa javore jane arritur te sigurohen prova dhe deshmi se te dyshuarit e kishin trafikuar viktimen dhe gjithashtu ia kishin falsifikuar leternjoftimin e saj personal. Policia ka arrestuar si te dyshuar per trafikim qeniesh njerezore tre shtetas kosovare perkatesisht 50 vjecarin Arsim I 52 vjecarin Brahim GJ. dhe 25 vjecarin Ardian K.
Gjykata e Prishtines ne seancen e mbajtur me date 24 dhjetor vendosi masen e paraburgimit me 30 dite per tre te arrestuarit.
mit/NOA