Mustafa: Thaçi mund ta ëndërrojë Prishtinën
Isa Mustafa, kryetar i LDK’së, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi, i cili në një intervistë dhënë televizionit Klan Kosova, ka thënë se shumë shpejt PDK’ja do ta marrë edhe Prishtinën.
“Këtë gjë Thaçi mund ta shohë vetëm në ëndërr”, tha të premten Mustafa, pas një aktiviteti kulturor për fëmijë. Mustafa, po ashtu, i ka quajtur qesharake përgjigjet e Thaçit në këtë intervistë.
Sipas tij, është e habitshme se si një kryeministër mund t’i quajë zgjedhjet e 12 dhjetorit si demokratike, kur aty, sipas tij, kanë ndodhur vjedhje të mëdha.
Mustafa ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush për mundësinë e krijimit të ndonjë koalicioni, por e ka përjashtuar çdo afrim me PDK’në.
Ai e ka lënë të mundshme krijimin e një qeverie nga LDK-ja, nëse atë dështon ta bëjë PDK-ja.