E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i dyshuari kryesor për Qyshkun

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 08:45

Njëri nga të dyshuarit kryesorë për krime lufte në fshatin Qyshk të Pejës, Zoran Obradovic, i njohur me nofkën "Bubuca", është arrestuar në Gjermani, ka bërë të ditur Prokuroria Serbe për Krime Lufte.

“Në Gjermani është arrestuar dje një nga protagonistët kryesorë të ngjarjes në fshatin Qyshk”, ka thënë prokurori Vladimir Vukcevic. Sipas tij, Obradovic është arrestuar me kërkesë të Serbisë, ndërsa pritet që këto ditë të ekstradohet nga Gjermania. Ai ka thënë se individë të këtij krimi janë të vendosur në shumë vende, jashtë Serbisë.

Më 20 dhjetor, në Beograd ka filluar gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur “Çakejtë”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarrestime të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.

Sipas Prokurorisë, pjesëtarët e këtij njësiti, më 14 maj të vitit 1999, kanë vrarë 44 civilë, kanë shkatërruar dhe djegur deri në 40 shtëpi, rreth 400 civilë shqiptarë, gra, fëmijë dhe pleq i kanë dëbuar dhe kanë marrë nga ta para dhe gjëra tjera të çmuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›