Mbërrin në Kosovë, prokurori special

John Clint Williamson
Prokurori Special i Bashkimit Evropian për hetimin e akuzave për trafikim të organeve ka mbërritur në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i EULEX për agjencinë e lajmeve Rojters.
BE emëroi John Clint Williamson nga SHBA si prokurori kryesor për të shqyrtuar akuzat e bëra nga raporteri i Këshilli të Evropës Dik Marti.
Williamson arriti të martën për disa ditë dhe do të ketë takime me zyrtarët e qeverisë, stafin e BE-së dhe përfaqësuesit diplomatikë ka bërë të ditur Juri Las, zëdhënëse e Ekipit Special që do të merret me hetimet.
“Ne jemi ende në fazën e hetimit paraprak dhe se është shumë herët për të vënë ndonjë afat kohor për shkak se këto akuza të rënda u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur më shumë se dhjetë vjet më parë”, tha Las.