E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, bankat nuk do preken nga kriza botërore

 

PRISHTINE- Drejtuesit e bankave tregtarë në Kosovë theksuan se ato nuk kanë frikë nga kriza ekonomike që ka përfshirë bankat në Perëndim, pasi paratë që janë depozituar në këto banka nuk janë investuar jashtë.
“Duke pasur parasysh se sistemi bankar i Kosovës nuk është ekspozuar në tregun e huaj financiar Raifaisen Bank nuk ka humbur para dhe kursimet janë të sigurta” thekson zëdhënësi Asdren Rrahmani.

Zyrtarët e bankave të tjera vepruese në Kosovë, si ProCredit bank gjithashtu theksoi se nuk ka probleme me kthimin e kredive dhe se ky proces po menaxhohet shumë mirë.

Analistët ekonomikë thonë se ekonomia kosovarë nuk do të preket direkt nga kriza glogale financiare dhe ekonomike, pasi është pak e ndërlidhur me botën. Sidoqoftë niveli i dërgesave nga diaspora, e cila është përfshirë në këtë krizë, do të preket- thotë Shpend Ahmeti nga instituti GAP.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›