Belgjika lobing për njohjen e pavarësisë së Kosovës
BRUKSEL-Belgjika do të lobojë në Bashkimin Evropian (BE) dhe në vende tjera që sa më shumë shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës. Këtë e deklaroi Herman Van Rompu, kryetar i Senatit të Parlamentit të Belgjikës, pas diskutimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi në Prishtinë.
"Kosova ka aleat të fuqishëm në Bruksel, i cili do ta mbështesë integritetin e saj", i tha Rompu Krasniqit.
(d.b/BalkanWeb)