Kosovë, barrikadat ende të pranishme në Rudar

Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it, mbetet e pa përmbushur. Pika e parë e kësaj marrëveshjeje, që lidhet me largimin nga rruga të barrikadave, e cila është edhe parakusht për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes, ende nuk është zbatuar.
Sipas mediave kosovare megjithëse barrikadat në masë të madhe janë larguar, mbetet ajo në Rudare, që sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të qëndrojë. Vetë Ministria e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, tha se kjo barrikade do kohë për t`u larguar.
Marrëveshja 10-pikëshe u arrit më 5 gusht. Nga qeveria u konsiderua si një arritje e lartë, ndërsa pati mbështetjen edhe të partive opozitare, përjashtuar "Vetëvendosjen", që i quajti 10 pikat si 10 urdhra të KFOR-it për qeverinë kosovare.