Kosovë, dialogu në Bruksel nuk zgjidh krizën në veri
Tensionet në veri të Kosovës do të mbeten edhe pas raundit të ardhshëm të dialogut që do të zhvillohet më 5 shtator në Bruksel, në rast se palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre.
E përditshmja kosovare “Koha Ditore” shkruan se për vulat doganore mund të gjendet zgjidhje në këtë raund, por jo edhe për qëndrimin e oficerëve doganorë në portat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi qeveria e Serbisë nuk do doganierë kosovarë në këto pika doganore.
"Besoj se do t`ia dalim të zgjidhim problemin e vulave doganore, edhe pse kjo është çështje krejtësisht e ndarë nga vendkalimet(në Jarinjë dhe në Bërnjak" deklaroi për gazetën beogradase Blic, shefi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanoviç.
Sipas Stefanoviç Serbia nuk mund të lejojmë që Prishtina të vendosë institucione në veri, e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova.