Kosove, bie qeveria, prishet koalicioni PDK-LDK

Koalicioni PDK-LDK eshte prishur per shkak te marreveshjeve te njeanshme qe ka krijuar Lidhja Demokratike e Kosoves me AAK-ne Komunen e Prizrenit dhe Gjilanit.
Burime konfidenciale konfirmuan per Top Channel se ne oret e mbremjes eshte zhvilluar nje takim ndermjet kryeministrit dhe presidentit ne te cilin eshte konstatuar se LDK ka shkelur marreveshjen se nuk do te hyje ne kaolicion per balotazh me asnje parti, c’ka con ne shembjen e koalicionit qeveritar.
Sipas burimit, PDK do te hyje koalicion me dy partite opozitare Aleanca per Kosoven e Re e Bexhet Pacollit dhe Lidhjen Demokratike te Dardanise me kryetar Nexhat Dacin, te cilat jane partner koalicionit ne nivel lokal. Marreveshja e re e PDK-se pritet te zyrtarizohet neser.
Praktikisht, prishja e marreveshjes PDK-LDK e ben te pavlefshme qeverine aktuale te Kosoves.