E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Sondazhi: 55% e amerikanëve refuzojnë vaksinën kundër virusit A/H1N1

Virusi A/H1N1 vazhdon të qëndrojë në plan të parë në mbarë botën, por ja që më shumë se gjysma e amerikanëve nuk duan të vaksinohen për t'u mbrojtur. Sipas një sondazhi të bërë publik nga rrjeti CNN, 55% e amerikanëve janë kundër vaksinimit, në një kohë që 14 % kanë kërkuar të vaksinohen, por vetëm 7% kanë arritur ta marrin.
Duket se arsyeja kryesore për këtë qendrim është fakti se vaksina ka efekte anësore, edhe pse autoritetet kanë deklaruar se këto të fundit janë të parrezikshme. Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka rekomanduar që vaksinimi të bëhet tek persona që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore, tek gratë shtatzëna apo fëmijët e vegjël pasi infektimi me gripin A, mund të jetë më i rrezikshëm për ta. Të dhënat e sondazhit tregojnë se 1 në 4 amerikanë nuk ka në plan të vaksinohet pasi s'e konsideron veten të rrezikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›